Mungesat në spitale, Vaso: Kemi dhënë dhe gjak për pacientët

“Ne nuk kemi pasur gjak dhe jemi shtrirë e kemi dhënë vetë gjak për pacientët”. Kështu u shpreh Apostol Vaso, mjek në Spitalin e Traumës. I pyetur lidhur me mungesat e ilaçeve, ai tha se jo vetëm ilaçet, por edhe gjaku ka munguar në spitalin ku ai punon.

dhurim gjakuNdërkohë, mjekja Anila Godo tha se edhe pse gjendja e furnizimit me ilaçe është përmirësuar, në fakt sërish ka mungesa. “Asnjëherë nuk i kemi të gjitha ilaçet. Ky është një problem i pazgjidhur. Problem tjetër janë ekzaminimet, të cilat nuk mund t’i bëjmë në spitalin shtetëror dhe i drejtojmë në privat. E them disa herë që biopsia për fëmijë nuk bëhet në shtet. Nuk dimë se si t’ia themi pacientit. Këtu lindin problemet për të cilat mund të akuzohemi. Nëse e dërgojmë pacientin të blejë ilaçet në farmaci, të ekzaminohet në privat, sigurisht që ai do të jetë i pakënaqur”, përmbylli Godo. Deklaratat u dhanë në emisionin e mbrëmshëm në “News24”.

Postime të ngjashme

Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?