Raporti i OBSH: 48% e foshnjave në botë ushqehen me qumësht gjiri

Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se vetëm 48% e foshnjave në botë ushqehen vetëm me gji në 6 muajt e parë të jetës.

Kjo shifër sipas ekspertëve është ende larg objektivit global të 2030, ku kërkohet që të paktën 60% e të sapolindurve të ushqehen me gji në 6 muajt e parë të jetës së tyre.

Ekspertët e shëndetësisë botërore vlerësojnë se ushqyerja me gji është një nga mënyrat më efektive për të siguruar shëndetin, zhvillimin dhe mbijetesën e foshnjave në muajt e parë të jetës. Ajo vepron si vaksina e parë, duke i mbrojtur nga sëmundje si diarrea dhe pneumonia.

Ata nxjerrin në pah se shkak I mos ushqyerjes me gjit të fëmijëve eshtë mungesa e mbështetjes për nënat e reja dhe mungesa e trajnimit për profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Vetëm 1 në 5 vende përfshijnë trajnimin për ushqyerjen e foshnjave në programet për mjekë dhe infermierë, duke bërë që shumica e nënave të largohen nga maternitetet pa udhëzime të duhura.

OBSH dhe UNICEF u bëjnë thirrje qeverive të investojnë në mbështetjen e ushqyerjes me gji, me masa konkrete si rritja e buxheteve kombëtare, integrimi i këshillimit për gjidhënie në kujdesin shëndetësor, dhe zbatimi i Kodit Ndërkombëtar për Zëvendësuesit e Qumështit të Gjirit./euronews

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën