“Të mbyllet dializa?!”/ Mjeku Nefrolog Myftar Barbullushi kërkon të ndryshohet mënyra e trajtimit: Duhet të mjekojmë duke parandaluar

Mjeku i njohur nefrolog, Prof. Dr. Myftar Barbullushi, u bën apel kolegëve të tij mjekë që të mjekojnë në nivel qelizor dhe jo vetëm simptomat e një sëmundjeje, pasi mjekësia, sipas tij, ka evoluar përpara një revolucioni.

“Futuni në qelizë, mos u merrni me atë që për diabetin të ulim sheqerin apo të ulim tensionin.”, shprehet Prof. Dr. Myftar Barbullushi.

Prof. Barbullushi thekson se sot mjekët e kanë në dorë që, për të kuruar një organ, të mos dëmtojnë një tjetër.

“Duhet të mjekojmë duke parandaluar. Duhet të mjekojmë duke kontrolluar paralelisht zemrën, veshkën dhe diabetin. Ato shkojnë bashkë.”, shton mjeku.

Me një eksperiencë të gjatë në drejtimin e shërbimit të nefrologjisë dhe si ish-themelues i pavionit të dializës në QSUT, sot ai kërkon dhe ëndërron mbylljen e dializës.

“Nga hapës i shërbimit të dializës, sot jam i lumtur të them që duhet ta mbyllim. Dhe po, kjo është e mundur. Duhet ta kapim në kohë.”, thekson Barbullushi.

Por çfarë duhet bërë? Ku duhet fokusuar?

“Një analizë e thjeshtë, një albuminë në urinë, tregon shumë. Dhe jo vetëm për veshkën. Por … % e atyre që kanë një sasi të vogël albumine në urinë kanë 60% shanse të vdesin nga zemra.”, përfundon Prof. Dr. Myftar Barbullushi./tch

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit