Duke filluar nga shtatori, BE do të ndalojë përdorimin e manikyrëve xhel

Duke nisur që nga shtatori, Bashkimi Evropian ka ndaluar përdorimin e manikyrëve xhel që përmbajnë substancën toksike TPO, e cila zyrtarisht është etiketuar si toksike për shëndetin riprodhues.

Kjo masë e re do të thotë që substanca TPO (oksidi i trimetilbenzoil-difenilfosfinës) do të hiqet nga smaltet e xhelit dhe produktet e tjera kozmetike.

Vendimi bazohet në rregulloren evropiane e cila zyrtarisht e përcaktoi TPO-në si një substancë toksike për shëndetin riprodhues. Sipas rregullave të BE-së, përbërës të tillë nuk duhet të përdoren në kozmetikë që vijnë në kontakt me lëkurën, flokët ose thonjtë.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?