Këto zakone të të ngrënit dobësojnë sistemin tuaj imunitar

Angjinaret, një super ushqim! Ja disa arsye pse duhet t’i konsumoni

Angjinaret mund të mos jenë aq të njohura në kuzhinën shqiptare, por sipas hulumtimeve, ato janë jashtëzakonisht të vlefshme për shëndetin tonë. Përfshijini ato në dietën tuaj, sepse vetitë e tyre kontribuojnë në shëndetin tonë të përgjithshëm në një sërë mënyrash.

Por pse angjinaret konsiderohen një superushqim?

Janë të pasura me fibra

Një angjinare përmban një të katërtën e marrjes së rekomanduar ditore të fibrave, të cilat dihet se janë të dobishme për shëndetin dhe figurën tonë. Gjithashtu përmban shumë vitamina, të tilla si A, B1, B2, vitaminë C, vitaminë K, si dhe lëndë ushqyese të tilla si acid folik, niacinë, magnez, bakër, mangan, fosfor dhe kalium, duke kontribuar në një shëndet më të mirë të trupit.

Janë super dietike

Me kalori minimale, pasi 100 gramë ofrojnë vetëm 47 kalori, pak yndyrë dhe fibra dietike, angjinaret janë një perime shumë e mirë për dietën dhe shëndetin tuaj.

Angjinaret përmbajnë shumë antioksidantë dhe fitokimikate si beta-karoteni, luteina, zeaksantina, kuercetina, cinarina, rutina dhe luteolina, të cilat kanë efekte antioksiduese, duke kontribuar në funksionimin më të mirë të trupit dhe eliminimin e toksinave. Për më tepër, antioksidantët e angjinares, sipas hulumtimeve, mund të mbrojnë nga kanceri, mosfunksionimi i mëlçisë, kolesteroli i lartë dhe diabeti i tipit 2.

Luftojnë osteoporozën

Konsumimi i angjinareve mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës, e cila prek gratë më shumë sesa burrat. Prandaj, përveç qumështit dhe produkteve të qumështit, hani angjinare!

Si t’i konsumoni ato

Mund t’i hani të pjekura në skarë ose të ziera, t’i shoqëroni me makarona ose mish, t’i vendosni në omëletë, ose edhe t’i hani të gjalla pasi t’i keni pastruar shumë mirë dhe t’i keni shtuar limon.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore