Halim Kosova denoncoi hapur në seancën plenare se në treg vazhdon të ketë barna të falsifikuara. Ai i kërkoi qeverisë që t’i verifikojë ato.
“Është nevoja për veprimet e duhura në shëndetësi. Zoti Ministër po bën akuza të përsëritura. Për ilaçet që pretendohen false, instancat të ndjekin çështjen. Verifikimi sa më shpejt i dyshimeve se në treg ka barna të falsifikuara është detyrë e qeverisë dhe obligim ndaj atyre familjarëve që kanë humbur të afërmit. Verifikimi i cilësisë së ilaçeve është shumë i domosdoshëm.
“Hapat që janë bërë pas 23 qershorit janë të tmerrshme. Mund të jem i vetmi si Ministër i Shëndetësisë që kam denoncuar çfarë abuzimesh kam gjetur”.
I menjëheshëm ka qenë edhe reagimi i ministrit Beqaj, i cili u shpreh se “do përballemi në prokurori. Lidhur me çmimet e barnave, kjo është Shqipëria dhe këtu jetojmë. Të njëjtat barna në Shqipëri në vitin 2015 krahasuar me vitet e kaluara është sot 30% më i lirë. Po ta përsëris, nuk mund të ketë dosje me 800 faqe që mund të lexohet në 48 orë. Shqiptarëve barnat e 2013 do t’i kushtojnë më pak sivjet. Më vjen mirë që mbledh dokumente z. Kosova. Do provohet që jeni shpifës i rëndomtë”.


