Bluzat e bardha Beqajt: Publiko ligjin për testimet ose jep dorëheqjen

“Publikoni ligjin për testimet ose jepni dorëheqjen!” Kjo është thirrja që profesionistët e mjekësisë shqiptare bëjnë për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në “luftën” që po bëhet në rrjetet sociale, bluzat e bardha bëjnë një thirrje të hapur për ministrin, teksa e akuzojnë se po ushtrohet presion përmes deklaratave publike, pa asgjë të shkruar.

bluzat e bardha mjeke infermiere“Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, Republika e Shqipërisë

Ju lutemi, na sill ligjin e pseudotestimeve masive të bluzave të bardha!

Nuk mund të bëhen testime të infermierëve, mjekëve apo profesionistëve të tjerë mjekësorë me urdhëresa verbale.

Keni deklaruar publikisht se do të fillojë testimi i infermierëve me datë 28 shkurt 2015, deri më tani po bëni të presin vetëm më anë të deklaratave publike, pa asgjë të shkruar. Sikurse ka fillura presioni psikologjik mbi infermierët për këtë gjë në mbarë vendin nga titullarët e institucioneve shëndetësore në vend.

Kjo është e kundraligjshme. Po shkelni ligjet e vendit! Po shkelni të drejtat e njeriut! Po shkelni autonominë e profesionistëve të mjekësise në vendin tonë.

Publikoni ligjini për pseudo-testimet ose jepni dorëheqjen! Ka dy muaj, duhet ta kishit gjetur nëse ekziston.

Ju faleminderit!

Profesionistët e Mjekësisë Shqiptare”

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik