Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Shëndeti i mirë i syve, ashtu si ai i të gjithë trupit, përcaktohet nga ushqyerja e mirë. Prandaj, duhet të kujdeseni dhe t’i mbroni ato.

Duke ndryshuar disa zakone të këqija dhe duke ndjekur një dietë të shëndetshme, është e mundur të ruani dhe përmirësoni shikimin dhe shëndetin e syve.

Shihni më poshtë se cilat janë gjashtë ushqimet më të mira që mund të përmirësojnë shikimin tuaj.

-Toni, salmoni, skumbri, sardele dhe trofta janë të pasura me DHA, një acid yndyror që gjendet në retinë. Nivelet e ulëta të këtij acidi janë lidhur me sindromën e syrit të thatë.

-Arrat, veçanërisht bajamet, janë të pasura me vitaminë E, e cila ngadalëson degjenerimin makular.

-Manaferrat dhe frutat agrume janë fruta të pasura me vitaminë C, e cila është treguar gjithashtu se zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular dhe kataraktit.

-E verdha e vezës është një burim kryesor i luteinës dhe zeaksantinës, si dhe i zinkut, përbërës që gjithashtu kontribuojnë në uljen e rrezikut të degjenerimit makular.

-Beta-karoteni në karota, një lloj vitamine A që u jep ushqimeve ngjyrën portokalli, ndihmon retinën të funksionojë pa probleme.

-Perimet me gjethe ofrojnë antioksidantë luteinë dhe zeaksantinë të cilët, sipas studimeve, zvogëlojnë rrezikun e degjenerimit makular dhe kataraktit.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën