A do ta bojkotojnë infermierët testimin?

Denisa Canameti

Ajo çfarë vihej re sot në ndryshim nga protesta e mëparshme ishte pjesëmarrja shumë e madhe e infermierëve në protestë bashkë me mjekët, në një kohë kur datat e provimit të tyre janë përcaktuar. Përveç kësaj, sot kanë dalë edhe pyetjet ku ata mund të nisin punën.

Protesta e mjekeve QSUT 16 shkurt 2015  (2)

Mjekët dhe infermierët sot në QSUT

Moza Kalaja, specialiste e Edukimit në Vazhdim të Infermierëve, në një intervistë për “Shëndet+” u shpreh: “Mjekët deri më sot kanë folur edhe për infermierët pa të drejtë, pasi pjesa më e madhe e infermierëve janë pro testimit, vetëm me kushtin që pyetjet të jenë të mirartikuluara dhe jo pyetje “abstrakte” ashtu siç ata janë mësuar të lexojnë. Nëse ky kusht përmbushet (që është normal) infermierët nuk do ta bojkotojnë kurrsesi testimin”.

Sipas Kalasë, kjo është krejt normale, pasi  nuk është hera e parë që bëhen testime, infermierët dhe kryeinfermierët janë testuar gjithmonë lidhur me përgatitjen dhe performancën e tyre në punë.

Mirëpo sot, ndryshe nga herët e tjera, një numër shumë i madh infermierësh kishin mbushur oborrrin e QSUT-së edhe pse nuk kishin dëshirë të prononcoheshin individualisht.

A është ky një tregues për atë çfarë pritet të ndodhë me 28 shkurt? A do të bojkotojnë infermierët në një kohë kur burime të sigurta brenda Administratës së QSUT-së tregojnë se nuk kanë asnjë lloj dyshimi për pjesëmarrjen e tyre në testim dhe se marrëveshja me ta është bërë tashmë?

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)