Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Klodiana Sphiu ka marrë zyrtarisht detyrën si ministre e Shëndetësisë. Ajo u betua mëngjesin e kësaj të premteje, 11 shtator, para kreut të shtetit, Bajram Begaj.
Spahiu do të zërë postin e Evis Salës, e cila dha dorëheqjen pak kohë më parë.