Dietat, cilat janë të mira për zemrën?

Edvin Prifti, shef i kardiokirurgjisë, QSUT, flet për “Shëndet+”

Doktor, sa të suksesshme janë dietat tradicionale për një zemër të shëndetshme dhe a janë ato të bazuara në fakte mjekësore të bazuara apo janë krijuar thjesht për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit?

Shumica e këtyre dietave janë të përqendruara në heqjen e yndyrnave të tepërta, veçanërisht yndyrnave të ngopura. Rekomandohet një dietë me më pak se 30% të yndyrnave në total dhe më pak se 10% të yndyrnave të ngopura. Madje, disa ekspertë mbrojnë idenë e heqjes së të gjithë yndyrnave. Sidoqoftë disa yndyrna janë të domosdoshme për funksionimin normal të trupit të njeriut. Këtu përfshihen yndyrna të caktuara, ashtu sikurse acidi linoleik dhe acidi alfa-linoleik.

Dr. Edvin Prifti duke folur për "Shëndet+"

Dr. Edvin Prifti duke folur për “Shëndet+”

Gjithashtu, disa studime kanë treguar se dietat që përmbajnë pak yndyrna janë të dëmshme. Asgjë nuk mund të shmangë ngrënien e mishit me pak dhjamë apo atij të kuq për uljen e yndyrnave. Sidoqoftë, mishi duhet të piqet në skarë ose të zihet, jo të skuqet me shumë vaj. Kur përdorni vajin për gatim, gjithmonë zgjidhni një vaj me shumë yndyrna të pangopura, si për shembull vajin e ullirit.

Yndyrnat nuk duhen eleminuar të gjitha, por duhet të kosnumohen me kujdes dhe në mënyrë të matur. Fatkeqësisht, revolucioni i pakësimit të yndyrnave duket sikur ka një ndikim të ulët tek obezët, të cilët sa vijnë e shëndoshen më shumë dhe nivelet e kolesterolit mbeten përsëri të larta në shumë individë. Siç dihet, niveli me pak yndyrna është vetëm fillimi, por kurrsesi përgjigjja e plotë. Duhet të ketë një fajtor tjetër. Shumica e yndyrnave të trupit  vijnë nga sheqeri, dhe jo nga yndyrnat. Trupi nuk e ruan sheqerin në masë të madhe, por vetëm disa qindra gram në formën e glikogjenit në mëlçi dhe muskuj. Karbohidratet (sheqernat) më të konsumuara shndërrohen në yndyrna nën efektin e insulinës dhe akumulohen nëpërmjet trupit, shpesh në pjesë të padëshirueshme dhe jo estetike.

grejpfrut dieteNë të vërtetë sheqeri mban përgjegjësi direkt për shumicën e kolesterolit në trup. Vetëm 40% e kolesterolit të përtypur thithet nga zorrët. Në fakt, shumica e kolesterolit prodhohet nga mëlçia nën ndikimin e insulinës. Sa më i lartë të jetë niveli i insulinës aq më shumë kolesterol prodhohet.

Çfarë e shkakton rritjen e nivelit të insulinës? Sheqeri!

Shumë dieta dhe ushqime kanë një përmbajtje të reduktuar të yndyrnave, por në shumicën e rasteve kjo zëvendësohet me sheqer ose më keq akoma me sheqer të rafinuar. Ndërsa marrja e yndyrnave është ulur, kemi një rritje të konsiderueshme të sheqerit të rafinuar dhe grurit të përpunuar. Një dietë e shëndetshme duhet të përmbajë çdo gjë: yndyrna, karbohidrate, proteina dhe fibra. Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për dëmin që shkaktojnë yndyrnat kur janë me tepricë dhe për këtë arsye kanë ndërmarrë hapat e duhura. Tani, njerëzit duhet gjithashtu të shohin me kujdes konsumimin e karbohidrateve. Vëmendja te karbohidratet nuk përqendrohet vetëm te sheqeri, por edhe te fibrat të cilat janë provuar të kenë ndikim të mirë në sistemin kardiovaskular. Vetëm duke kontrolluar vazhdimisht ushqimin që ha, gjithkush mund të shohë ndryshimin në shëndetin dhe pamjen e tij të jashtme. Pra, vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te yndyrnat.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë