Mjekja endokrinologe, Dr. Ruden Cakoni, ka folur në podcastin “Obeziteti – Le të flasim për të” për trajtimin me medikamente GLP-1 RA dhe gabimet që bëjnë pacientët.
“Një ndër gabimet të cilat kam vënë re shpesh në praktikën klinike është që pacientët duke dashur që të zhvillojnë menjëherë efektin e shumëpritur të këtij medikamenti, pra të reduktojnë peshën trupore, tejkalojnë dozat, bëjnë një eskalim më të shpejt, jo një herë në katër javë siç rekomandohet, por një herë në dy javë ose nisin menjëherë me dozën më të lartë. Ky është një ndër gabimet kryesore” thotë Cakoni.
“Gabime të tjera të cilat mund të bëhen nga pacientët janë marrja personalisht e medikamentit pa marrë këshillën, pa u konsultuar me një mjek ose pa plotësuar me ekzaminimet paraprake që një mjek ka kërkuar” shton ajo.
Gabime të tjera që pacientët mund të bëjnë me medikament thotë Dr. Ruden Cakoni, sigurisht jo nën kontrollin mjekësor janë marrja e një medikamenti thjesht për të reduktuar lehtësisht peshën trupore, pa qenë e nevojshme që t’i drejtohen këtij medikamenti.


