Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi

Shqipëria po vijon të vuajë nga tkurrja e lindjeve, ndërsa shtesa natyrore e popullsisë mbetet minimale. Pasojat e zbrazjes së qyteteve përveç qendrës së vendit Tiranë e Durrës dhe emigrimi i të rinjve po japin gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2026 është 5,787 me një rënie me 10,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2025, ndërsa në krahasim me tremujorin e dytë 2026 lindjet u rritën me 13.4%.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2026 është 5.045, duke shënuar rritje me 3,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2026 dhe një rritje prej 0,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2025.

Në tremujorin e tretë 2026, pesë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 1.380 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 220 vdekje më shumë sesa lindje.

Në tremujorin e tretë 2026, dy qarqe të vendit regjistrojnë rritje të numrit të lindjeve, ndërsa dhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2025.

Qarku Tiranë paraqitet me numrin më të lartë të lindjeve, duke regjistruar 2.708 lindje, ndërsa qarku Gjirokastër paraqitet me numrin më të ulët, me 66 lindje.

Qarku Dibër regjistron rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve, me 3,9 %, ndërsa rënien më të theksuar e regjistron qarku Fier, me 20,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2025.

Në tremujorin e tretë 2026 shtatë qarqe të vendit regjistrojnë rritje të numrit të vdekjeve, ndërsa pesë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2025.

Numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në qarkun e Tiranës, me 1.328 raste, ndërsa numri më i ulët në qarkun e Kukësit, me 118 raste.

Qarku Kukës regjistron rritjen më të lartë në përqindje të vdekjeve, me 15,7 %, ndërsa rënien më të theksuar e regjistron qarku Dibër, me – 17,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2025./monitor

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak