Gjykata vendos: Jo testim për infermierët më 28 shkurt!

Denisa Canameti

Gjykata Administrative ka pezulluar sot urdhrin e  Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e infermierëve. Para disa ditësh, Protesta (2)Urdhri i Infermierit kishte depozituar pranë kësaj gjykate kërkesën për pezullim.  Gjykatësja e ngarkuar për të ndjekur këtë çështje Alketa Gazidede ka vendosur sot që të pezullohet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë deri në gjykimin e çështjes në themel.

I kontaktuar nga gazeta Shëndet+ Presidenti i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi, u shpreh: “Po, është e vërtetë që çështja u pezullua. Dhe më datë 28 shkurt (ashtu siç pritej) nuk do të ketë testim për mjekët”.

I pyetur sesi e komenton këtë vendim, ai thotë: “E konsiderojmë si një fitore të vogël. Sigurisht, kjo rrit detyrimin tonë që të vazhdojmë të punojmë dhe të rrisim përkushtimin përpara pacientëve. Sepse, në fund të fundit, testim për ne është puna që bëjmë me pacientët”.

Burimet thonë se ministri Beqaj, pasi është njohur me këtë vendim, është shprehur se do ta respektojë dhe se testimi do të ngrijë, derisa gjykata të shprehet në themel për ankimimin.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak