Studentët në greva?! Nuk janë nga ata që vdesin për ideale

Denisa Canameti

Esat Bardhoshi, kirurg oro-maksilo-facial në QSUT, shpreh qëndrimin e tij lidhur me çështjen e grevës së studentëve. I pyetur nga “Shëndet+” nëse këta të fundit kanë të drejtë të marrin një nismë të tillë Bardhoshi përgjigjet: “Kjo është një çështje delikate dhe më tepër ligjore. Nuk dua të tregohem kategorik me qëndrimet e mia se, në fund të fundit, jam çdo ditë me ta. Megjithatë, mund të them se nëse ata kanë nënshkruar një marrëveshje me ministrinë në fillim, duhet ta kishin menduar më mirë. Nëse janë penduar më vonë për atë marrëveshje, kjo është një histori tjetër.

Greva e studenteve per tarifat“Në fakt, çështja e universiteteve në Shqipëri është e habitshme. Shqipëria një vend kaq i vogël me kaq shumë universitete. Megjithatë, ky është një tjetër debat po kaq i gjatë dhe i rëndësishëm. Përsa u përket këtyre studentëve dhe çështjes konkrete them se është një kontraditë. Edhe shteti është vënë përballë një absurditeti.

“Ka probleme sepse këta studentë që kanë ardhur nga privati janë pranuar pa konkurs. Ndoshta shteti duhet ta kishte parë në një këndvështrim tjetër. Këta studentë t’i kthente dhe një herë nga fillimi. Të kompensoheshin për humbjen që kanë pësuar në para, pastaj të futeshin në konkurs, kjo do të ishte zgjidhja më perfekte. Këta studentë kanë harxhuar shumë para dhe shumë vite. Megjithatë, nuk mund të barasvlerësohen me studentët e tjerë, nuk do të ishte kjo zgjidhja ideale. Ata nuk kanë plotësuar që në fillim kushtet për të ardhur në shtetëror”.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse studentët i rikthehen grevave dhe vendosin t’u shkojnë gjërave deri në fund Bardhoshi shprehet: “Grevë do të thotë të marrësh parasysh çdo gjë, edhe vdekjen. Nuk janë këta nga ata studentë që vdesin. Nëse shikon edhe kërkesat e tyre, nuk ankohen për vitet që kanë humbur, që do të ishte më e rëndësishmja, por ngrihen për çështje parash. Sigurisht që edhe kjo është e rëndësishme, por çdo humbje e ka një kosto”.

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)