Ku janë 2.1 miliardë dollarët e BB-së për shëndetësinë?!

Denisa Canameti

Unioni i Profesionistëve të Mjekësisë Shqiptare vazhdon të insistojë për të drejtat e bluzave të bardha dhe kushteve në të cilat ata punojnë. Zëri i tyre është ngritur akoma më lart duke shkuar deri tek kërkimi i llogarisë për fondet e akorduara deri më sot për shëndetësinë.

korrupsioni“Janë hapur dhe mbyllur shumë dosje për shumë drejtorë të përjetshëm institucionesh shëndetësore, për shumë drejtorë dhe zyrtarë të lartë, për shumë e shumë fonde të keq menaxhuar, zhvatur rrjedhimisht duke e mjeruar shëndetësinë publike.

“Mjafton, vetëm një audit rutinë dhe të jepnin llogari për këto fonde që janë vjedhur dhe po vidhen në emër të investimeve, në emër të reformës apo çfarëdo lloj emri që mund t’i vendosin!

“Gjithashtu, ka shumë dosje të hapura për konflikte interesi për shumë shefa të përjetshëm që nuk janë aty për meritokraci apo që i kanë dhënë zhvillim shëndëtësisë publike, sepse ia kanë pirë gjakun në tërë këto vite, dhe janë aty se janë ish-spiune dhe spiunë dhe servilë të tërë sistemeve. “Kjo është e vërteta, ky është realiteti. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që për 25 vite, vetëm nga Banka Botërore janë dhënë 2.1 miliardë dollarë dhe nuk është kërkuar llogari e për asgjë deri më sot”. 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak