Cila është mosha e fillimit të edukimit seksual?

Nga pediatri Polikron Çelo

Përgjigjja: fillon që në moshë të vogël në familje e vazhdon e programuar në kopshte (në shumë vende, këto institucione kanë femije2personel të këtij profili) duke filluar prej moshës 3 vjeç e diku mbas 4. Për njohjen e pjesëve të trupit, si për shembull: ç’është vagina, penisi, mitra, si krijohen, etj. nuk mjaftojnë fjalë, prandaj ilustrohen me mjete të ndryshme.

Po prindërit që nuk e kanë dhe aq të lehtë t’u përgjigjen disa pyetjeve “delikate”, si të veprojnë?

Kush pret ose ka fëmijë, ashtu si merr njohuri bazë për ushqyerjen, higjienën, masat parandaluese etj, me të njëjtin përkushtim të marrë njohuri dhe në këtë fushë. Sot edhe në vendin tonë, tabutë gradualisht po ia lënë vendin shkencës; me pak interesim gjen jo vetëm mjaft burime literature, por dhe konsulentë kompetentë të kësaj fushe. Nëse këtë nuk e keni bërë, për të dalë nga situata, në vend që të gënjeni, me marifet shmangiuni pyetjeve dhe përgjigjuni pasi të jeni konsultuar për ato që duhen thënë.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?