Urgjenca e QSUT në kaos?! Shumica e urgjencave nuk janë fare të tilla

Denisa Canameti

Urgjenca e QSUT-së është sjellë gjithnjë në vëmendje për shkak të rrëmujës së madhe që krijohet në ato ambjente. Krevate nëpër korridore, britma nga familjarët, mjekë e praktikantë që ngatërrohen nëpër këmbët e njëri-tjetrit, me pak fjalë një kaos perfekt.

QSUT UrgjencaPor çfarë ndodh, i kujt është faji? Burime pranë QSUT-së na thonë se pjesa më e madhe e urgjencave në QSUT janë “kot”. Mjekja pranë kësaj urgjence sqaron për “Shëndet+”: “Para se t’ju them unë se si funksionojnë gjërat këtu, hidhni një sy rreth e rrotull për të parë se sa pacientë presin në karrige si urgjenca. Shumë pacientë që kanë thjesht një luhatje tensioni dhe për të cilën fare mirë mund të shkojnë te klinika e lagjes, vijnë këtu, presin një orë në radhë dhe e quajnë veten se janë urgjenca. Thjesht bëjnë që atyre që janë vërtet urgjenca, t’u jepet shërbimi më vonë”.

E pyetur se pse njerëzit nuk drejtohen tek mjeku i familjes apo poliklinika së cilës i përkasin, mjekja thotë: “E bëjnë për të shmangur sistemin e referimit. Janë mësuar të mos presin për asgjë. U duket sikur po marrin vizë në ambasadë. Ka shumë raste që mund të përballohen nga poliklinikat, nga mjekët e familjes. Pjesa më e madhe e të ashtuquajturave urgjenca, vijnë në këmbë dhe thonë se e kanë çështjen urgjente. Plus në këtë mënyrë përfitojnë edhe kontrolle falas. Kjo në fakt, vetëm sa vështirëson punën tonë dhe na bën të mos u japim dot ndihmën e duhur atyre që janë vërtet urgjenca”.

Kjo problematikë ngre shumë pikëpyetje. Është faji i mjekëve të familjes dhe poliklinikave që nuk e bëjnë punën si duhet apo pacientët nuk kanë besim tek shërbimi i tyre dhe zgjedhin urgjencën e madhe të QSUT-së edhe për çdo problem të vogël të tyre?!

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak