Shkarkohet pas denoncimit të mungesave në urgjencë shefi i shërbimit në Shkodër

Arlinda Gjypi

Vetëm pak ditë pas denoncimit të mungesave në shërbimin e urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës, shefi i saj, Ardian Dajti është shkarkuar nga detyra. Motivacioni? Në kuadër të mirëfunksionimit të spitalit rajonal të Shkodrës! Për “Shëndet+”, mjeku Dajti pati deklaruar:

Mjeku Ardian Dajti

Mjeku Ardian Dajti

“Problemi qëndron qysh tek struktura, tek numri i mjekëve specialistë për urgjencë, që jo vetëm nuk janë të specializuar për këtë shërbim, por janë të paktë edhe si personel. Akoma nuk është zgjidhur problemi se si do të funksionojë shërbimi i urgjencës si qendër pritëse, pranë asaj spitaliere apo siç funksionon deri tani, si shërbim në shtëpi dhe pjesa tjetër si pritje në spital”.

Në një reagim lidhur me ngjarjen në fjalë, mjeku Tritan Kalo shprehet:

“Nëse doktor Ardiani ka denoncuar mungesën e ilaçeve në Shërbimin Mjekësor Publik, ka bërë shumë gabim!!!! Në urgjencat tona dhe në çdo pavion të QSUT-së, medikamentet janë “det”, aq sa nuk kemi ku t’i sistemojmë prej bollëkut, paçka se shumica e duhur ose nuk gjehet, ose vijen me pikatore një ose dy ditë, pushim disa ditë, pastaj prapë disa pika.

“Nuk mund të mbulohen gabimet e menaxhimit të shëndetësisë shqiptare me “gjueti shtrigash” duke kapur doktorë që marrin 200 apo 500 lekësha, doktorë që flasin për realitetin, si dhe evidentojnë shkeljet e eprorëve të tyre.

“Kjo mënyrë e drejtimit ka vetëm një emër. Ajo quhet Denigrim, Përçmim, Injorim dhe Nëpërkëmbje e një shtrese të shoqërisë sonë, që është fatmirësisht në shumicën e saj, e mirarsimuar, e mirëtrajnuar, e miremancipuar dhe kurdoherë mbështetëse e evolucionit demokratik të shoqërisë shqiptare.

“Mantelbardhët duhet të mbrojnë vetveten nga ky denigrim, të jenë më solidarë me shoshoqin, të mos fshehin kokën si struci për hir të “kar rierës” dhe të mos reagojnë në kohë e si duhet, sepse janë ata që e mbajnë në këmbë dhe i ofrojnë shërbimin shëndetësor popullit tonë me jo pak halle, dhe jo burokratët që me mjekësinë i lidh vetëm fitimi dhe aspak progresimi i këtij sektori jetik, për mirëqenien fizike dhe mendore të popullatës”.

Edhe mjekja onkologe Silvana Çeliku reagoi një ditë më parë shkatërrimin që po i bëhet shërbimit që ajo drejton nga strukturat politikëbërëse.

Muajt e fundit mjekët kanë ngritur zërin lidhur me mungesat e shumta nëpër spitale. Megjithatë, duket se deri më sot zëri i tyre vazhdon të bjerë në vesh të shurdhër.

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt