Mungesa e jodit, shkaku kryesor i dëmtimeve të parandalueshme të trurit

Aktualisht deficienca e jodit konsiderohet si shkaku kryesor i dëmtimeve të parandalueshme të trurit në nivel botëror. Ky është motivimi bazë pse sot gjithë bota lufton për eliminimin e Çrregullimeve nga Defiçenca jodike (IDD-ja).

tiroide 2Defiçenca jodike ndodh kur marrjet e jodit bien poshtë niveleve të nevojshme, duke bërë që tiroidja të mos jetë në gjendje të sintetizojnë sasi të mjaftueshme të hormone-ve tiroidale.

Niveli i ulët i hormoneve të tiroides në gjak në këtë rast bëhet faktori kryesor përgjegjës për dëmtimin e zhvillimit të trurit dhe efekteve të tjera të dëmshme të njohura së bashku si “Çrregullimet nga Defiçenca Jodike”.

Faktori kryesor përgjegjës për defiçencën jodike është marrja e ulët e jodit nga dieta. Kjo ndodh në popullatat që jetojnë në ato zona ku toka ka një përmbajtje të ulët të jodit, si pasojë e shkrirjes së akullnajave ose efekteve të përsëritura të tretjes së borës, largimit te ujërave dhe reshjeve të mëdha.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?