A mjekohet epilepsia? 

Nga mjeku Artan Haruni, neuropediatër

Sot ekzistojnë një sërë medikamentesh për trajtimin e epilepsive. Këto mjekime arrijnë të kontrollojnë rreth 80% të epilepsive. Diagnostikimi i sëmundjes në faza të hershme do të bëjë që mjekimi të fillohet në kohë të përshtatshme, si rrjedhojë dhe Epilepsia dhe shtatzania, truriprognoza e sëmundjes do të jetë më e favorshme. Vonesat në mjekim bëjnë që sëmundja të bëhet rezistente ndaj mjekimeve. Mjekimi jepet në përputhje me llojin e epilepsisë, moshën e pacientit, peshën dhe ndërveprimin me barna që mund të merren për sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Shpesh pacientët e heqin mjekimin me dëshirën e tyre. Kjo është e gabuar, pasi heqja e mjekimit bëhet në mënyrë shumë të ngadalshme sipas skemave të përcaktuara nga mjeku kurues.

Në format rezistente të epilepsive një vëmendje në rritje i kushtohet dhe trajtimit dietetik të epilepsive (Dieta Ketogjenike) e cila ka treguar një përmirësim të krizave që sipas studimeve shkojnë nga 40-100%  reduktim të krizave. Kjo ka pak vështirësi sidomos në moshën fëminore, pasi fëmija duhet të privohet nga shumë ushqime dhe përparësi i jepet yndyrnave. Por sigurisht fëmija duhet të jetë i monitoruar në mënyrë rigoroze përsa i përket parametrave jetësore. Ne kemi aplikuar rastet e para në Shqipëri me shumë sukses. Kemi disa muaj që e aplikojmë këtë terapi.

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera