Infertiliteti i pashpjegueshëm, ç’duhet të dimë

Elton Peci, obstetër- gjinekolog

Për një çift infertil, është shumë e rëndësishme të kuptojë se si sistemi i riprodhimit punon në kushte normale, pastaj të identifikojë se cili (apo cilët) është shkaku i infertilitetit dhe ta trajtojnë atë.

fle cift gjumeQë një shtatzani të ndodhë duhet të ndodhë një sekuencë e caktuar ngjarjesh. Duhet të kemi një çlirim (ovulacion) të një veze të shëndetshme nga ovari dhe kjo të takojë një spermatozoid të shëndetshëm që ndërkohë ka udhëtuar nëpër traktin genital femëror (vaginë – qafë mitre – mitër – tuba).

Pas çlirimit (ovulacionit) nga vezorja, spermatozoidi ka vetëm orë kohë për të fekonduar vezën. Pas koncepsionit, formohet embrioni, i cili kalon përmes tubit të fallopit në brendësi të kavitetit endometrial ku më pas implantohet dhe shndërrohet në fetus.

Çdo ndërprerje e kësaj sekuence ngjarjesh sjell infertilitet. Çdo çift infertil duhet t’i nënshtrohet konsultave dhe analizave standarte të përcaktuara nga specialistët e fertilitetit. Qëllimi është që pas këtyre konsultave dhe analizave të arrihet të evidentohen dhe menaxhohen shkaqet e infertilitetit.

Megjithatë në një pjesë të çifteve infertilë do të jetë e pamundur gjetja e ndonjë shkaku infertiliteti. Këto çifte klasifikohen si cifte me infertilitet të pashpjegueshëm. Mendohet se ciftet me infertilitet të pashpjegueshëm përbëjnë20-30% të cifteve infertilë.

Thjesht pse shkaku i infertilitetit është i pashpjegueshëm kjo nuk do të thotë se infertiliteti i pashpjegueshëm nuk mund të trajtohet. Trajtimi në këto raste është empirik. Ka disa mënyra trajtimi.

Këtu përmendim inseminimin intrauterin (IUI) dhe Fertilizimin In Vitro (IVF).

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë