Kreu i Urdhrit të Mjekut në Tiranë zgjidhet bashkëshortja e drejtorit të ASHR-së

Mjekja Arjana Stojku u zgjodh ditën e mërkurë si kreu i Urdhrit të Mjekut të Tiranës, një vendim që u mor me vota e shtatë anëtarëve të kryesisë të Urdhrit të Mjekut të Tiranës, të zgjedhur dy javë më parë.

Mjeke (1)Përzgjedhja e një mjekeje me përvojë sigurisht që është një plus për një post të tillë, megjithatë nuk kanë munguar komentet e mjekëve të tjerë për një “lojë të pistë” në këtë drejtim.

Kjo, për faktin se Arjana Stojku në krye të Urdhrit të Mjekut të Tiranës, përbën konflikt interesi me detyrën që mban bashkëshorti i saj Edmond Stojku, drejtor i Autoritetit Shëndetësor Rajonal në Tiranë.

Në komentet e mbërritura në redaksinë e “Shëndet+” ngrihet dyshimi nëse ky votim ka qenë presion i bashkëshortit të saj.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak