Divorci, rrezik për atak kardiak

Njerëzit që divorcohen janë më shumë të prirur të pësojnë atak në zëmër krahasuar me ata të martuarit.

Sipas një analize ku u testuan 15.827 njerëz, doli se femrat janë më të prekura nga ky fenomen.

Studimi del në përfundimin se ekziston një lidhje e ngushtë mes divorcit dhe stresit kronik, duke renditur kështu fenomenin e divorcit në një nga shkaktarët e atakut në zemër.

Divorci 1Gjatë periudhës 1999 dhe 2010 u realizua studimi dhe përfundimet treguan se 1 në 3 njerëz të divorcuar pëson atak në zemër.

Gratë të cilat përjetojnë divorcin e parë, kanë 24 % më shumë mundësi të pësojnë atak krahasuar me ato që kanë shkurorëzime të shumta. Ndërsa burrat kanë 30% më shumë mundësi të pësojnë atak pas disa divorceve.

Njëra prej studiueseve, prof. Linda George, krahasoi ndjesinë që të jep divorci me atë të rritjes të presionit të gjakut tek të sëmurët me diabet.

Pse ndodh ky rezik?

Studiuesit e lidhën me humbjen e të ardhurave dhe me ndryshimin e stilit të jetesës. “Nuk ka zgjidhje të lehtë për dhimbjen që lë pas divorci”, thotë Prof. George.

Studiuesit thonë se mbështetja e miqve është ajo që rekomandohet në raste të tilla.

Profesor Jeremy Parson nga Fondacioni i Zemrës në Britani thotë se shëndeti mendor ndikon shumë në shëndetin e zemrës. Por këto studime nuk janë përfundimtare, para se divorci të konsiderohet një faktor rreziku dhe shkaktar i atakut në zemër duhet të bëhen kërkime të tjera.

/ BBC/Përshtati në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?