Abazaj: Kreditet, të shihet përgjegjësia e institucioneve

Ndryshimet e bëra në ligjin “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të cilat parashikojnë sanksione për mjekët që nuk ndjekin edukimin në vazhdim, bien në kundërshtim me ligjin “Për Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë”. Deklarata vjen nga presidenti i UMSH-së, Din Abazaj, i cili shprehet se ndryshimet Din Abaziligjore duhet të diskutohen me grupet e interesit. Gjithashtu, Abazaj nuk harron të theksojë se përgjegjësia për mungesën e krediteve nuk është vetëm e mjekëve, madje duhet parë se sa përgjegjësi kanë institucionet. Ai e konsideron pa vlerë faktin që rreth 1750 mjekë t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit.

“Duhet të nxirren konkluzione mbi rezultatet e ciklit që u mbyll. Domethënë duhet bërë një analizë se përse kemi këto rezultate të padëshiruara, me një numër kaq të konsiderueshëm mjekësh me kredite të paplotësuara apo me zero kredite.

“Pas konkluzioneve, duhet të nxirren përgjegjësitë: sa është përgjegjësia e institucioneve shëndetësore dhe sa është përgjegjësia e mjekëve. Kjo duhet bërë përpara se të mbahet qëndrim dhe të futësh mejekët në një provim ricertifikimi, që s’ka asnjë farë vlere për rritjen e tyre profesionale.

“Është e palogjishme që rreth 1500 mjekë me kredite të paplotësuara dhe rreth 250 mjekë me kredite zero t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit, i cili, në pikëpamjen e ngritjes profesionale dhe të edukimit të vazhdueshëm, s’ka asnjë vlerë”, tha ai./ Ola Mitre

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik