Nis aksioni për pastrimin e ambienteve spitalore

PastrimiNë kuadër të nismës “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”  studentë të Fakultetit të Infermierisë së bashku me aktivistët dhe vullnetarë  u gjendën pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të realizuar pastrimin e hapësirës së brendshme dhe të jashtme spitalore.

Aksioni nisi fillimisht tek Pavioni i Pediatrisë  ku u bë e mundur gjithashtu edhe mbjellja e pemëve pranë ambienteve të këtij Pavioni për t’u shpërndarë më pas me grupe pune tek Pavioni i Nefrologjisë, Spitali infektiv, dhe Spitali Onkologjik.

Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare, Ogerta Manastirli, në një prononcim të dhënë për mediat u shpreh se QSUT e ka mbështetur menjëherë fushatën “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”.

Per arin foto 2“Në fakt prej dy muajsh ne kemi nisur këtë aksion për pastrimin e hapësirave publike. Sot fillon një tjetër aksion i cili është ai i pastrimit të hapësirave të brendshme spitalore. Aksioni do të fillojë me pastrimin, dezinfektimin dhe higjienizimin e të gjitha sallave të operacioneve dhe reanimacionit, tek të gjithë pavionët. Ky aksion edhe pse fillon sot, do të behet periodikisht si një aksion i përgjithshëm ku kontributi do të jetë jo vetëm i sanitarëve dhe personelit të QSUT-së, por edhe nga të gjithë studentët të cilët periodikisht mund të marrin pjesë në këtë nismë të pastrimit dhe higjienizimit.

“Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të gjithë vizitorët që vijnë të vizitojnë të afërmit e tyre, të edukohen për të mbajtur më pastër ambientet, për të respektuar oraret e vizitave dhe për të shmangur, minimizuar infeksionet spitalore që merren zakonisht në këto ambiente dhe për t’u bërë edhe ato pjesë e kësaj dite”./Aishe Thartori

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit