Aferat e radhës nga punonjës të shëndetësisë dhe drejtuesit e spitaleve në rang vendi

Sapo kanë përfunduar studimet specializuese shumë mjekë të rinj në specialitete të ndryshme dhe po shikojmë fenomene burokratike dhe korruptive përsa i përket respektimit të këtyre kontratave për këta mjekë të rinj specialistë tashmë.

Spitali i DurresitSë pari një pjesë nuk po i respektojnë këto kontrata me spitalet e rretheve apo rajoneve për të cilat janë specializuar dhe kanë marrë edhe rrugat mujore për 4 vite specializime nga taksat e popullit dhe buxheti i këtyre spitaleve në mënyrë që pasi të mbarojnë studimet, do të jenë në shërbim të popullatës së këtyre zonave.

Së dyti, një pjesë po mundohen t’i thyejnë këto kontrata në mënyrë korruptive sikurse kanë bërë edhe në vitet e kaluara dhe kështu jo vetëm që përfitojnë studime dhe i mbarojnë këto studime me pagesa nga shteti, por nuk punojnë asnjë ditë në këto rrethe për të cilat janë specializuar.

Së treti, një pjesë të atyre që i kanë këto kontrata dhe po hasin pengesa burokratike për t’u punësuar pranë spitaleve për të cilat kanë mbaruar specializimet.

Mungesa e mjekëve specialistë nëpër rrethe nga Topoja, Dibër, Bulqizë, Mirditë, bluzat e bardha mjeke infermiereLushnjë, Berat, Gjirokastër etj, nuk kanë mjekë kardiologë, nuk kanë mjekë kirurgë, nuk kanë mjekë gjinekologë, nuk kanë mjekë gastrolog dhe nuk kanë mjekë nga shumë fusha të mjekësisë.

Kemi marrë shumë ankesa nga shumë mjekë të rinj për këtë problematikë dhe mjekët e rinj që kanë mbaruar studimet e tyre për llogari të spitaleve të rretheve, sorollaten nëpër spitalet e QSUT-së dhe Maternitetet në Tiranë dhe nuk shkojnë të punojnë në vendet e punës për të cilat janë specializuar.

Ky fenomen po krijon jo vetëm keqmenaxhim të burimeve shëndetësore të specializuar, por po krijon dhe një dëm të madh ekonomik dhe përsëri populli po mbetet pa marrë shërbimin shëndetësor që e ka të garantuar në ligj.

(Marrë nga faqja e Kolegjit të Mjekëve)

Postime të ngjashme

Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet