Drejtori i QKKB-së Zhani Levani kishte biznes me dhunuesin e tij

Drejtoria e Qendrës së Kontrollit të Barnave është përfshirë nga një shfaqje me akte dhune. Burime pranë kësaj drejtorie pohojnë për gazetën qkkb 1“Shëndet+” se shtetasi R.X ka dhunuar drejtorin e QKKB-së, Zhani Levani, por në këto akte dhunë është përfshirë edhe nëndrejtoresha Ina Thereska, e cila është përpjekur të neutralizojë sherrin.

Për këtë Zhani Levani ka bërë një denoncim në komisariatin Nr.4. Policia nga ana e saj ka thirrur shtetasin R.X për të dhënë sqarime rreth ngjarjes. Për momentin nuk ka shumë të dhëna për këtë ngjarje, por me siguri që mund të ketë lidhje me detyrën e Levanit, aq më shumë që edhe dhunuesi i tij ka në pronësi një farmaci.

Ndërkohë, burime pranë QKKB-së pohojnë se Zhani Levani është kushëri me dhunuesin e tij dhe së bashku kanë pasur një biznes farmaceutik, i cili dyshohet se është edhe shkak për dhunën.

Postime të ngjashme

Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet