Apeli rrëzon kërkesën e Urdhrit të Infermierit për testimin, Skënderi: Vendim absurd

infermiereApeli i Gjykatës Administrative ka rrëzuar sot kërkesën e Urdhrit të Infermierit për testimin e këtyre profesionistëve.

I pyetur nga “Shëndet+”, kreu i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderit, tha se do të drejtohen për rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Vendimi është bazuar në pretendimin e Ministrisë së Shëndetësisë se testimi i bluzave të bardha po realizohet vetëm si një raport për çështje studimore dhe nuk ka të bëjë me vënien në pikëpyetje të figurës së tyre. Ndaj edhe gjykata mori vendimin që mori. Gjithsesi ne kemi vendosur që ta çojmë çështjen në instanca më të larta, pasi na duket një pretendim absurd”.

I pyetur nëse testimi do të realizohet, Skënderi tha se për këtë duhet pyetur ministria.

Urdhri i Infermierit kundërshtoi procesin e testimit të infermierëve, nismë e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nëse realizohet testimi i infermierëve, MSH do të nxjerrë udhëzimet përkatëse edhe për testimin e mjekëve. Ndërkohë për infermierët testimi është gati.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak