Përshëndetje! Jam një vajzë 19 vjeç. Jam e interesuar të di se çfarë ndikon në prishjen e dhëmbëve. Unë i laj shpesh, por sërish kam probleme.
Përgjigjet mjekja stomatologe, Ogerta Ismaili
Përshëndetje, e dashur. Disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve janë:
– Gjenet e trashëguara
– Higjiena jokorrekte
– Dieta që përfshin ushqime të buta që ngjiten lehtë mbi dhëmbë si psh.: karamelet, patatinat etj.
Neglizhenca në trajtimin e prishjeve shpesh pasohet me dhimbje që sa vijnë e bëhen më te bedzisshme e deri të padurueshme. Në disa raste, dhimbja tolerohet më shumë nga organizmi ndërkohë që dhëmbi arrin pa simptoma në infeksion, situatë që vë në pikëpyetje ruajtjen e tij.
Prishja e lokalizuar në kontaktin midis dhëmbëve shpesh shoqërohet edhe me dëmtim të gingivës dhe kockës që ndodhet nën të duke formuar një xhep, i cili do vazhdojë të jetë i pranishëm edhe pas mbushjes së dhëmbit duke dhënë shpeshherë bezdi që arrin deri në dhimbje të forta.
Në këto raste rekomandohet veçanërisht një pastrim i kujdesshëm me fijen ose furçën interdentare në mënyrë që ky proces në pamundësi për t’u rikthyer siç ishte, të ngadalësohet në avancim.


