“Edukimi në Vazhdim përmes Profesionistëve të Mjekësisë”. Ky ishte Kongresi Multidisiplinar Mjekësor Ndërkombëtar i zhvilluar në Tiranë, më 24-25 prill, dhe i organizuar nga Spitali Amerikan.
Në këtë kongres u diskutua mbi 12 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi arritjet më
bashkëkohore në mjekësinë moderne. I pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe me një përfshirje mbarëbotërore, kongresi solli në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specilitete të ndryshme të mjekësisë botërore. Ishin mbi 45 lektorë të huaj dhe shqiptarë që nderuan me pjesëmarjen e tyre këtë event të rëndësishëm, ndërmjet të cilëve:
Proff. Dr. Philip Caushaj (SHBA),
Proff. Dr. Felice Giangasparo (ITALI)
Proff. Dr. Ethem Beskonakli (TURQI)
Proff. Dr. Ulrich Rosendahl (BRITANI)
Proff. Dr. Josef Besik (ÇEKI)
Proff. Dr. Jurgen Ennker (GJERMANI)
Proff Dr Neyir Eren (TURQI)
Proff. Dr. Marco Jaccobbi (ITALI)
Proff. Dr. Venanzio Valenzia (ITALI)
Proff. Dr. Sadik Ersoz (TURQI)
Proff. Dr. Ugo de Santis (ITALI)
Proff. Dr. Claus Boheim (AUSTRI).
Në kongres u nderuan me Certifikata të Mirënjohjes figura të shquara të mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë për arritje dhe kontribute ndër vite, përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve, dedikimin e jetës së tyre në shërbim të pacientëve dhe vlerave humane që mishëron mjeku profesionist.
Mbi 500 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia morën pjesë dhe kontribuan në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive mjekësore, duke inkurajuar njëri- tjetrin në përpjekjen e përbashkët për të luftuar sëmundjen dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndërruar këtë takim në një kongres mbarëshqiptar.
Spitali Amerikan operon suksesshëm prej nëntë vitesh duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve anembanë trevave shqiptare. Spitali Amerikan është një investim shqiptaro-amerikan i fondit “Bedminster Capital Management” dhe synon ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore përmes personelit profesional të përzgjedhur vendor dhe ndërkombëtar, mbështetur fuqishëm nga teknologjia më moderne në fushën e mjekësisë.


