Bluzat e bardha e pranojnë testimin?!

Denisa Canameti

Menjëherë pas pezullimit të testimit, me vendim të Gjykatës Administrative, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi që kjo nuk nënkuptonte heqje dorë nga testimi, përkundrazi: “Testimi do të shtyhet, nuk do të anulohet”. Kështu paraditen e së enjtes,

Nga protestat e muajit shkurt

Nga protestat e muajit shkurt

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar kërkesë-padinë e Urdhërit të Infermierit se testimi është i paligjshëm. Menjëherë pas kësaj, Beqaj tha se do të rishikohet kalendari për të vendosur datat dhe pyetjet e testimit, pasi për këtë të fundit ka patur kritika në radhët e bluzave të bardha.

Nisur nga fakti se çështja e testimit u bë objekt protestash në radhët e mjekëve dhe infermierëve, pritej që edhe për këtë vendim të bëhej e njëjta gjë. Por nuk po ndodh kështu.

Edhe pse mjekët kanë filluar të shprehin ironinë e tyre për provimin nëpër statuset e tyre në rrjetet sociale. Njëri prej tyre, mjek në institucion privat shprehet se janë në pritje të publikimit të fondit të ri të pyetjeve.

“Nuk kanë publikuar akoma Fondin e pyetjeve. Duhet 2 javë para testimit. Do të ishim përditësuar ca. Ato që janë, i kemi trajtuar. Pjesa më e madhe idiotësi, i shërbyen “Portokallisë”.

A mund të thuhet se bluzat e bardha po e pranojnë testimin?!

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?