Ministria do të rishikojë pyetjet për mjekët dhe infermierët

Testimi kombëtar i mjekëve dhe infermierëve do të bëhet pas qershorit. Kjo për faktin se do të rishikohen pyetjet.

Gazetarja Ola Mitre shkruan se “pas kontestimeve që pati për çështjen e fondit të pyetjeve, grupi i hartimit të tyre mori përsipër rishikimin dhe hartimin e pyetjeve të reja. Por kjo do të kërkojë një periudhë të caktuar kohe, në mënyrë që i gjithë procesi të shikohet me kujdes e për pasojë, propozimi i fondit të ri për bluzat e bardha që do t’i nënshtrohen testimit do të zgjasë për rreth 2 muaj”, u shprehën përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë.

Një gjë e tillë tregon se më në fund edhe vetë ministria është ndërgjegjësuar se në fakt përkthimi (dhe jo hartimi) i pyetjeve që iu prezantuan për testim infermierëve, ishte i një niveli vërtet të dobët. Gazeta “Shëndet+” dhe Shëndeti Online sollën në vëmendje të publikut në muajin shkurt, gafat e bëra në testet për infermierët. Lajmi se ministria ka vendosur të rishikojë një fond të tillë pyetjesh, është pozitiv, nëse vërteton faktin se vërtet ministria ka vendosur të tregohet më e përgjegjshme për testet që ajo kryen./ Redaksia Online

Një nga faqet e testimit të infermierëve, me rregullimet përkatëse

Një nga faqet e testimit të infermierëve, me rregullimet përkatëse

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt