QSUT, prishet EKO-ja e Shërbimit të Urgjencës

Numrit të pajisjeve të prishura brenda QSUT-së i shtohet edhe EKO-ja e urgjencës. Burime brenda këtij institucioni bëjnë me urgjencadije për gazetën “Shëndet+” se EKO-ja ka ditë që është prishur dhe se askush nuk është interesuar për ta rregulluar. Gjithashtu, edhe për këtë pajisje (veç pajisjeve të tjera të prishura) bluzat e bardha shprehen se teknikët priten që të vijnë.

Deri atëherë, pacientët nuk do të mundet që ta marrin atë shërbim edhe pse bëhet fjalë për urgjencën, si shërbimi ku pajisjet janë shumë të rëndësishme që të funksionojnë çdo ditë. Kjo i detyron mjekët që t’i përcjellin pacientët tek shërbimet e tjera ku bëhet EKO-ja. E meqë shërbimet e tjera punojnë mbi kapacitete ndodh që pajisja të prishet dhe gjithë shërbimi spitalor të mbetet pa pajisje./ D.Canameti

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual