Denisa Canameti
Plazhet e Durrësit dhe Kavajës duhet të ishin mbyllur, ndërkohë që Vlora dhe Saranda lënë për të dëshiruar. Këto janë shifrat e sjella sot nga Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa ka bërë vlerësimin e ujit të detit për 10 plazhe të Shqipërisë. Fatkeqësisht
deklarohet cilësia e ujit të detit në vend ka rënë shumë.
Ja vlerësimi i ujit të detit për 10 plazhet e Shqipërisë.
- Velipojë, me cilësi 100% të mirë
- Shëngjin, 100 % cilësi e mirë
- Durrës, cilësi e dobët, plazhet duhet të ishin të mbyllura
- Gjiri i Lalzit, plazh i mirë, jo shumë i mirë për shkak të shtimit të popullatës
- Kavaja, cilësi shumë e keqe, duhet të ishte mbyllur
- Vlorë, 36% cilësia e ujit, jo e mirë
- Dhërmi, plazh ekselent
- Borshi, plazh ekselent
- Saranda, lë për të dëshiruar.


