Si kurohet stomatiti i gojës në kushte shtëpie. Jam diabetike dhe përdor zaharinë në kafe. A ka mundësi që ky stomatit të vijë
nga zakarina (ëmbëlsues artificial)?
Përgjigjet mjekja ORL Anjeza Kuçi
Stomatiti është një patologji që mund të ketë natyrë virale dhe mund të shoqërojë një kandidozë orale, sidomos në pacientët diabetikë, në të cilët ulet imuniteti i organizmit. Duhet të mbahet nën kontroll niveli i sheqerit, të bëhet kultura orale dhe e fytit dhe në bazë të përgjigjeve të merret mjeku përkatës. Kujdes në përdorimin e ëmbëlsuesve artificialë në pacientët diabetikë, se konservatët mund të japin edhe stomatit ose kandidozë.


