Mbi 5 milionë francezë janë të shurdhër. Fenomeni është ngritur si shqetësim që në vitin 2003. Shifra e të shurdhërve po rritet dita-ditës për dy arsye:
Së pari, nga rritja e jetëgjatësisë (pra, ka më shumë të moshuar). Vetëm në dekadën e fundit është rritur 2,5 vjet jetëgjatësia për gratë dhe afro 3 vjet për burrat në Europë.
Nga ana tjetër, sidomos të rinjtë mbajnë kufje më zë të lartë e ndërkohë kudo ka ndotje nga zhurmat e larta, si diskoteka ose në ndërmarrje. Pra, tingujt e zhurmshëm traumatizues për veshin. Sipas shoqërisë së Pres-Byacusia, të drejtuar nga Prof. Bruno Frachet Otojater, 1 në 4 persona mbi 60 vjeç kanë ulje të dëgjimit. Në fakt, këta persona kanë ulje të performancës së dëgjimit në veshin e tyre, pra, shfaqin vështirësi në të kuptuarin e bisedave. Mirëpo në këtë stad dëgjimi ka zbritur në mënyrë të konsiderueshme.
Një në dy të moshuar është “viktimë” e humbjes domethënëse të dëgjimit dhe thuhet se edhe të rinjtë që abuzojnë në kohën e lirë me dëgjimin e muzikës me zë të lartë kanë rënie dëgjimi. Veshi duke iu nënshtruar një stresi të përsëritur zhurmues – muzikë me zë të lartë ose kufje veshi – rrezikon të pësojë shurdhim të hershëm dhe simptoma të hershme, si akufenia (zhurmë në vesh) ose hypoakuzia (ulja e dëgjimit) dhe duhet të veprohet me urgjencë.
Tre vesh, tre funksione.
Flitet thjesht për vesh, por në realitet ka tre veshë:
Veshi i jashtëm: i formuar nga llapa e veshit i shoqëruar nga kanali i dëgjimit, roli i të cilit është të kapë tingujt dhe t’i përqendrojë për në membranën tympanike derisa të vibrojë dhe të transmetojë këtë vibrim në makinerinë e mahnitshme të veshit të mesëm që ndodhet pas kësaj membrane fine (të imtë).
Veshi i mesëm: ndodhet prapa membranës tympani. Zgavra shkëmbore – kocka spongioze e kraniumit, që ka tre kocka të vogla – izenxhia, kudhra dhe çekiçi kapin valët zanore të ardhura nga membrana tympani dhe e shoqërojnë deri në veshin e brendshëm. këto kocka janë të mbrojtura nga muskujt e vegjël që tkurren kur veshi i nënshtrohet zhurmave shumë të forta (reflexi stapediam).
Kështu ato ngadalësojnë lëvizjen e kockave dhe zvogëlojnë një dyzinë decibelWsh (dB). Fatkeqësisht, këtA muskuj lodhen shpejt dhe kjo nuk zgjat shumë. Kocka e fundit godet një zonë të quajtur “formën ovale” që lidh veshin e mesëm me të brendshmin.
Deri aty vala zanore transmetohet në mënyrë mekanike: proçese shumë komplekse hyjnë në lojë në nivelin e veshit të brendshëm. Konkretisht, në veshin e brendshëm janë vendosur dy organe dominuese: 1. vestibulum koklear, me një volum sa një bizele – vestibulumi është organ i ekuilibrit, lwngjet që lwvizin nëpër këtë lanal, ndihmojnë në njohjen e lëvizjeve të kokës në raport me veten dhe me pozicionin në hapwsirë.
2. Coclea (Kërmilli) – është një lloj tubuli i vogël i përdredhur brenda vetes – labirinthi i mbushur me lëng (endolimfa) dhe mbulohet me qeliza sensoriale (ndjesore) shumë të rëndësishme, qeliza cciliare.
Përse – çiljet? Ngaqë secila qelizë ka çilje vibruese që lëkundet në funksion të lwvizjes së endolimfës në të cilën noton. Është problem se këto çilie janë shumë të ndjeshme dhe nwse dëmtohen, thyhen qelizat e çiljeve nuk rigjenerohen. Në lindje kemi për secilin vesh 15.000 çilie. Një shifër çuditërisht e ulwt po të krahasohet me milionat e qelizave retinale që dekodojnë valet vizive (pamore). Këto janë qeliza preçize, që kontribuojnë në transmetimin e valës zanore të marrw nga veshi i mesëm nga një valë likidjane (e lëngshme) që me vonë kodohet në impulse elektrike, që dërgohet në tru me anë të fijeve nervore të dëgjimit (auditive). Sa herë që një qelizë zhduket nën efektin e një produkti toksik të një sëmundjeje ose të një traume zanore ose nga ndryshimet thjeshtë moshore, kemi rënie të mprehtësisw së dëgjimit, pasi veshi ynë është shumë delikat, që dëmtohet lehtë. Për këtë arsye duhet mbrojtur vazhdimisht veshi ndaj tingujve shumë zhurmues.
A po shkohet drejt një gjenerate të shurdhrish?
Pikërisht kjo dyshohet nga specialistët: vërehen dy fenomene bashkëshoqëruese. Nga njëra anë rinovimi (ripërtwritja) e popullsisë së prekur nga pres-byacusia (prishje e dëgjimit që lidhet me moshën) dhe nga ana tjetër kemi një rritje të frekuencës së turbullimeve auditive (të dëgjimit) të personave nën 30 vjeç.
Kështu p.sh. në Francë ka 5 milion të shurdhër, problem i ngritur nga shëndeti publik që në 2003.
Dhe ka tendencë që kjo shifër të rritet për dy arsye:
-nga zgjatje të jetës (ka më shumë të moshuar)
-ekspozimi gjithnjë e më i madh i të rinjve ndaj zhurmave në kohën e lirë
Mirëpo, siç theksojnë organizatorët e INA, 87% e të rinjve 15-24 vjeç janë frekuentues të muzikës së Amplifikuar-koncerteve, disko, Ipod MP-3. Një anketë e fundit e publikuar në 2009 tregoi se 54% e liceistwve dëgjojnë disqe me zë shumë të fortë (mbi 85% dB), 7% e tyre shtojnë volumin mi 100 dB (deci Bel) e barabartë me zhurmën e një marteli që thyen gur.
Në Francë ka një ligj nga 1998 ku është ndaluar zhurmat e altoparlantëve mbi 100 dB, pra kundër ndotjes nga zhurmat e forta, por duhet intensifikuar propaganda kundër përdorimit të kufjeve me zë të lartë në kompjutera dhe në aparate, të ndryshme për të dëgjuar muzikë, pra duhet të shtohet informimi dhe edukimi jo vetëm nga specialistët e mjekwsisë, por edhe në shkolla dhe në mënyrë të veçantë të frenohen fëmijët dhe të rinjtë nga prindërit, sepse po shkohet kudo në botë drejt një brezi me dëgjim të kufizuar deri të shurdhër.
Përgatiti: Dr Ndue NIKAJ
