Profesionistët e shëndetësisë që nuk kanë përmbushur detyrimet e Programit të Ricertifikimit 2010-2014 dhe, që për pasojë, janë të detyruar të kryejnë Provimin e Ricertifikimit mund të njihen me programet orientuese për këtë provim sipas fushës së
specialitetit përkatës në linkun e mëposhtëm:
Për çdo paqartësi ose pyetje në lidhje me programin orientues të fushës së specialitetit, mund të kontaktoni Departamentin përkatës në Universitetin e Mjekësisë.
Për t’u njohur me mënyrën e organzimit të Provimit të Ricertifikimit, QKEV ka publikuar në faqen zyrtare të saj Rregulloren për organizimin e provimit të ricertifikimit.
Çdo profesionist që duhet të kryejë Provimin e Ricertifikimit ka përgjegjësinë të interesohet pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve për procedurat e regjistrimit, datat e provimit dhe gjithçka tjetër që lidhet me kryerjen e provimit.


