Zhduken miliarda lekë, ministri i Shëndetësisë hesht

Denisa Canameti

Komisioni i Çështjeve Sociale është kthyer në një arenë debati midis opozitës dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky i fundit është vënë përballë shumë akuzave të bëra nga opozita lidhur me skandalin e 1.5 ministri beqaj edukimi ne vazhdimmiliardë lekëve me rimbursimin e ilaçeve. Edhe pse kjo çështje e diskutuar u cilësua si politike, deputetja e PD-së Vokshi u përgjigj se zhdukja në xhepat e 6 farmacive dhe klientëve e 1.5 miliardë lekëve nuk ka të bëjë me politikën. “Ju duket politikë kur janë zhdukur në xhepat e 6 farmacive dhe klientëve 1.5 miliardë lekë? Nuk është akuzë e imja, është e njësisë anti-korrupsion të vetë Kryeministrit”, tha Vokshi. Kësaj akuze ministri nuk iu përgjigj duke e kaluar situatën në heshtje.

Tjetër çështje për të cilën u debatua ishte edhe cilësia e barnave. “Njerëzit po marrin medikamente të alternativës së dytë, sepse e para është jocilësore dhe nuk jep efektin. Dhe shqiptarët sot po blejnë përkeqësimin e shëndetit të tyre. Dua një përgjigje. Keni dijeni sa është konsumi i këtyre medikamenteve dhe pse janë larguar firma prestigjoze dhe kanë ardhur ca firma fantazmë”, u shpreh deputetja Albina Deda. Përballë kësaj pyetjeje, Beqaj përsëriti edhe një herë tjetër sfidën që i hapi opozitës në parlament: Nëse kjo e fundit di vetëm një emër bari, të dalë e ta thotë me zë e figurë.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik