Cilat janë shenjat me të cilat shoqërohet sëmundja e shtyllës-bambu?

Nga Julia Kollçaku, reumatologe

Spondiliti ankilozat (SA) ose Morbus Bekterev është një sëmundje kronike që ndikon direkt tek lëvizshmëria e shtyllës kurrizore (quhet ndryshe edhe shtylla-bambu, pasi ngrin totalisht). Në ecurinë e kësaj sëmundjeje mund të preken edhe organe të tjera.

spondiliti ankilozat 1Kjo sëmundje karakterizohet nga:

-Prania e dhimbjes së mesit dhe kufizimi i lëvizshmërisë së kolonës deri në imobilizim total. Dhimbja e mesit haset në 75% të rasteve. Pacientët ankohen për ngurtësim mëngjezor, i cili manifestohet me vështirësi në ngritjen në mëngjes nga shtrati dhe që përmirësohet gjatë aktivitetit fizik gjatë ditës.

-Imobilizimi total i kolonës (e thënë më thjesht “ngrirja” e shtyllës kurrizore) lidhet me rastin kur kolona bëhet me pamjen si shkop bambuje në aspektin radiologjik. Kolona humbet përkulshmërinë e saj dhe ka raste që pacienti nuk është në gjendje të kthejë kokën anash, duke u kthyer në këtë mënyrë me gjithë trupin, si një bllok i vetëm. Kuptohet që kjo gjendje haset në stade të avancuara të sëmundjes.

SA gjithashtu shoqërohet me:

-lodhje të përgjithshme

-kufizim të aftësive pjesëmarrëse në aktivitetet e punëve të përditshme dhe ato sociale

-dhimbje gjoksi që rëndohet gjatë kollitjes apo teshtitjes

-ndjeshmëri e shtuar ndaj dhimbjes gjatë prekjes në artikulacionet e prekura

-dhimbje e thembrave të këmbëve, sidomos në mëngjes, kur ngrihen dhe vendosin këmbët në dysheme.

Artikulacionet periferike veçanërisht ato të mëdha, si: gjuri apo bërryli mund të përfshihen gjithashtu nga SA.

Sëmundja shoqërohet dhe me shenja ekstraskeletike (jo kockore), si: sëmundjet e syrit, isufiçienca e aortës, defekte të përçueshmërisë së zemrës, fibrozë e lobeve të sipërme të mushkërisë, dëmtime neurologjike dhe të veshkave.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?