Djali i kirurgut Nunka, letër për kryeministrin Rama: Ma ktheni babin në punë

Një 14-vjeçar nga qyteti i Korcës i është drejtuar me një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama,  zv.kryeminister Niko Peleshi dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. 14-vjeçari shpreh shqetësimin e babait të tij, i cili është pushuar nga puna si mjek-kirurg, profesion të cilin e ushtronte prej vitesh në Spitalin Rajonal të Korcës. I riu bën me dije se i ati është specializuar në shumë vende të botës, duke perfeksionuar profesionin e tij dhe se nuk asgjë shkak që të mos vazhdojë punën.

Edi RamaMë tej shkruan  se edhe pas shumë letrave të dërguara qeveritarëve, i ati nuk ka marr asnjë reagim apo përgjigje nga ana e tyre. 14-vjeçari e mbyll letrën me thirrje për zgjidhjen sa më të shpejt të  këtij problem dhe babai i tij të kthehet në vendin që i takon, si mjek-kirurg në Spitalin e Korçës. Letra e plotë e 14-vjeçarit dërguar Kryeministrit Edi Rama.

Të nderuar, z.Kryeministër Edi Rama

Zv.kryeministër Niko Peleshi

Ministër i Shëndetësisë Ilir Beqaj

Quhem Vangjel Nikolla Nunka, jam 14 vjeç nga Korca. Kam një kohë të gjatë që ndjehem shumë i shqetësuar dhe nuk fle natën për babin tim të dashur, sepse nuk kanë të mbaruar hallet dhe shqetësimet e tij. Babi im është mjek kirurg, i specializuar në shumë vende të botës, si: Itali, Japoni, Gjermani, Austri, Bullgari etj. Ai zotëron shumë gjuhë të huaja dhe me pasion të madh dhe sakrifica, ka sjellë të reja të shkencës kirurgjikale në qytetin tonë.

Nuk e kuptoj pse duhet të vuajë ai kaq shumë???! Sot në mëngjes iu komunikua nga Drejtoria e Spitalit, prishja e kontratës së punës dhe nxjerrja e tij në mes të katër rrugëve si të papunë.  Çfarë paturpësi dhe hakmarrje është kjo ndaj familjes sime? Pse duhet të vuaj unë kaq shumë në këtë moshë të mitur duke e parë cdo minutë dëshpërimin  e prindërve të mi të dashur? Oh, sa keq po ndihem! Zotërinj Qeveritarë, pse heshtni dhe nuk përgjigjeni ndaj letrave të babit tim, duke e lexuar qartë të vërtetën e shprehur në ato letra prej tij. Mos lejoni këtë padrejtësi të turpshme ndaj babait tim, dhe të bëhet shkak i vuajtjeve të pafund të familjes sime. Kë duhet të vrasë ndërgjegjja që unë në këtë moshë të vogël të pësoi tronditje kaq të madhe shpirtërore për këtë hakmarrje të shëmtuar që po i bëhet familjes sime të ndershme.

Jam shumë i sigurt se nuk ka njeri më të ndershëm se babai im! Ju lutem shumë të dëgjoni thirrjen e një djali 14 vjeç që kërkon nga ju një përgjigje sa më të shpejtë ndaj letrave që ju ka dërguar babai dhe zgjidhjen e këtij problemi ai të kthehet në vendin që i takon dhe e meriton si kirurg i nderuar në Spitalin e qytetit të Korçës. Më besoni, po them të vërtetën dhe ato që ndjej thellë në zemrën time.

Me respekt, Vangjel Nikolla Nunka, Korçë./Radio “CITY FM”, Korçë

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt