Pesë hapa të thjeshtë për të qenë të lumtur

Të dëgjosh muzikën e preferuar, të qëndrosh pesë minuta më shumë me personat që të pëlqejnë, të kalosh kohë në ambient të hapur, të ndihmosh dikë, të përjetosh një përvojë të re.

Këto janë pesë rregulla të thjeshta për të qenë menjëherë më të lumtur. Të paktën kështu shprehet Paul Dolan, ekspert i lumturisë, profesor i Shkollës Londineze të Ekonomisë dhe këshilltar i qeverisë britanike në çështjet e bërjes më të lumtur të popullsisë.

lumturiaSipas Dolanit, siç tregon një shkrim i publikuar në “Telegraph”, shumë gjëra që besojmë se mund të na bëjnë të lumtur, janë kalimtare dhe mund ta ndikojnë jetën tonë në mënyrë negative.

Për shembull, një ngritje në detyrë është e lakmuar, por mund të marrë më shumë kohë nga jeta jonë, të na sjellë më shumë stres dhe vetëm mundësinë për të bërë punë-shtëpi. Ose, një xhiro rreth botës është një përvojë e lakmuar, por që na ndan nga të dashurit. Apo një rrogë më e lartë, nuk është vërtetuar se kush ka më shumë para, është më i lumtur.

Dolan sugjeron edhe që të modifikoni fjalëkalimet duke i bërë ato si pohime, për të ndihmuar mbajtjen mend të objektivave të dëshiruar. Për shembull, kush dëshiron që të ulë shpenzimet e veta, mund të përdorë si fjalëkalim të ri për të hyrë në llogarinë bankare në internet fjalët “mjaftharxhovepara”. Edhe të bësh premtime publike duket se ndikon për të arritur objektivat, kështu që për shembull, nëse doni të bini në peshë apo të lini duhanin, mund ta postoni në “Twitter”, kështu që më shumë persona do t’ju ndihmojnë të arrini objektivat.

Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?