Mjekët e urgjencës ngrenë zërin: Rrezikojmë të infektohemi!

Prej një muaji aparatura e grafisë dhe skopisë në pavionin e infektivit janë prishur. Kjo ka detyruaar mjekët që të përcjellin pacientët drejt urgjencës së kirurgjisë.

QSUT UrgjencaMjekët e urgjencës, nga ana tjetër, kanë sjellë një ankesë në redaksinë e gazetës “Shëndet+” duke shprehur indinjatë, pasi sjellja e pacientëve nga infektivi mund të bëhet shkak për infektimin e pacientëve të tjerë dhe madje shkak edhe për infektimin e tyre.

Ata janë shprehur se “Ne nuk punojmë në kushte të siguruara për të pritur këta pacientë”.

Të interesuar pranë pavionit të infektivit për të mësuar diçka më shumë, mjekët tregojnë se aparatura ka 1 muaj që është prishur. Askush nuk është interesuar për ta rregulluar e kështu ata janë detyruar të zgjedhin një tjetër rrugë alternative: atë të dërgimit të pacientëve në urgjencën e kirurgjisë.

Të pyetur nëse ka rrezik kjo zgjedhje/zgjidhje, mjekët shprehen që sigurisht që ka, pasi bëhet fjalë për pacientë të cilët mund të bëhen shkak për përhapje infeksionesh të ndryshme./ D.C.

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?