Skandali i barnave, ekonomistja: Më kërcënuan me largim nga puna

Gjykata e Tiranës la dje në burg Pjerin Xhuvanin (kryetar i LSI-së në Elbasan, i shkarkuar po dje), ish-drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për Tiranën dhe Hysni Roçin, administrator i Farmacisë, Lundër.

E njëjta trupë gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për 3 punonjës të Fondit dhe detyrim paraqitje për katër drejtues farmacish, të përfshirë në skandalin e mashtrimit përmes rimbursimit të barnave.

Pjerin xhuvani

Pjerin Xhuvani

E para që është paraqitur përpara togave të zeza ka qenë Frida Lamçe, specialiste e kontrollit ekonomik, e cila është përlotur në momentin kur ka dëshmuar përpara gjykatës. Në sallën e gjyqit Lamçe tha se ishte detyruar të firmoste 3 shkresa në lidhje me rimbursimet dhe, sipas saj, juristja e drejtorisë e kishte kërcënuar me largim nga puna nëse nuk do të firmoste.

Më herët prokuroria e Tiranës shpjegoi edhe skemën mashtruese të ngritur nga ish-drejtori Xhuvani dhe administratori Hysni Roçi, ku nëpërmjet faturave fiktive të ilaçeve, i shkaktuan shtetit një dëm prej 56 milionë lekësh.

Ndër të tjera, thekson akuza, si rregull, duhet që çdo farmaci të furnizohej nëse kanë jo më pak se 60% të barnave të listës alternative të parë, por kjo nuk ka ndodhur pasi nga verifikimi ka rezultuar se në gjendje këto farmaci kanë pasur 60% të barnave.

Ndërkaq, ish-drejtori Xhuvani, ka lidhur kontratën me katër farmacitë objekt hetimi pa u zbatuar procedura e rregullt. Gjithashtu, marrja në pyetje e mjekëve që figuronin të kenë lëshuar recetat për pacientët të cilat janë ekzekutuar më pas nga farmacitë per periudhën kohore 01 tetor 2014-31 mars 2015, rezulton se mjekët nuk i kanë lëshuar këto receta.

Lidhur me skandalin e barnave, prokuroria më datë 5 qershor lëshoi 9 urdhër-ndalimesh ku 4 ishin drejtues të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa të tjerët ishin drejtues farmacie.

Mbi ta rëndojnë 4 akuza si, “Shpërdorimit të detyrës”, “Mashtrimit në subvencione”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe Falsifikimit të dokumenteve shëndetësore”.

Personat e përfshirë në skemën e mashtrimit:

  1. Pjerin Xhuvani, drejtori Rajonal i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë
  2. E.Mara, juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit
  3. K.Mahmutaj, punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit
  4. H.Roçi., administrator i Farmacisë, Lundër
  5. M.Tufi, srejtuese teknike e farmacisë Lundër
  6. N.Thanasi, drejtues Teknik i farmacisë “Nutrimed”
  7. A.Spahiu, drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë
  8. A.Manaj, drejtuese Teknike e farmacisë “Adelina”.
  9. Frida Lamçe, ekonomiste

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt