Virozat e stinës, shtohen rastet te pediatria

Riada Cami Petrela, pediatreUljet e ndjeshme të temperaturës shënojnë edhe rastet e para të shtrimit të fëmijëve në pavion me viroza të ndryshme

Aishe Thartori

Me uljen e temperaturave në këto ditë të ftohta mbërrijnë edhe virozat stinore. Numri i pacientëve të cilët përballen me virozat e të ftohtit pranë urgjencës së pediatrisë është rritur. Sipas mjekes infeksioniste në pediatri, Rajda Petrela, ka pasur një numër të konsiderueshëm të paraqitjes në ambulancën e pranimit.

Me çfarë rastesh paraqiten fëmijët këto ditë në urgjencë?

Paraqiten fëmijë me infeksione në rrugët e sipërme të frymëmarrjes ose, siç njihen ndryshe, me termin viroza stinore. Bëhet fjalë për infeksione kryesisht të lidhura me sistemin e frymëmarrjes ku futen laringjitet, trankobronkitet apo edhe infeksionet e rrugëve të poshtme siç janë  bronkopneumonitë. Ka pasur një numër të konsiderueshëm të paraqitjes së fëmijëve, gjithsesi numri mbetet pak a shumë i njëjtë më atë të vitit të kaluar dhe për ne mjekët kjo është diçka e zakonshme përsa i takon virozave stinore.

A ka shumë fëmijë të shtruar?

Në pavion ka mjaft fëmijë të shtruar me diagnozën e infeksioneve virale. Këta fëmijë, nisur nga fakti që paraqiten në kohën kur gjendja është rëndë, janë të detyruar që të qëndrojnë të shtruar në pavion. Ata ndiqen minimumi për 48 orë nga stafi mjekësor, në mënyrë që të shihet natyra e konduksionit dhe temperatura. Kjo për shkak se temperatura shkaktohet gjithashtu nga arsye të tjera, që mund të jetë ndonjë infeksion tjetër viral.

Ka pasur ndonjë rast të veçantë këto ditë?

Gjatë këtyre ditëve kemi pasur edhe raste me variçelë, e cila përhapet gjerësisht edhe për shkak të stinës, sepse në këtë periudhë variçela ka edhe kohën e saj.

grip bebiSi përhapet variçela?

Ambientet komunitative siç janë kopshtet, çerdhet, shkollat apo edhe në struktura të tjera të ngjashme e shtojnë edhe më shumë numrin e këtyre rasteve, sepse duke qenë sëmundje ngjitëse  që merren në rrugë verogene, kontakti favorizon përhapjen në një masë të gjerë të popullsisë.

Ka raste variçele që ne i ndjekim ambulatorisht, pasi nuk kanë ndërlikime dhe ajo që bëjmë është që t’i këshillojmë prindërit për izolime apo për mënyrën e kujdesit në shtëpi, ndërsa përsa i takon rasteve të tjera, kur ka koplikacione është e detyrueshme që ne t’i ndjekim nga afër.

Për prindërit fëmijët e të cilëve kanë temperaturë, këshilloni marrjen e antibiotikëve?

Jo, prindërit në raste komplikacionesh apo temperature të lartë të fëmijëve, temperaturë e cila shkon deri në disa ditë, duhet të evitojnë marrjen e antibiotikëve pa rekomandim nga mjeku dhe të drejtohen menjëherë pranë qendrave spitalore.

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë