Sa përqind e popullatës janë të prekur nga sëmundjet e veshkave?

Nga mjeku Nestor Thereska

Ka një mendim të OBSH-së që në Evropë dhe në vendin tonë kuptohet, rreth 10% e popullatës vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Jo të gjitha rastet diagnostikohen që në fillim. Veshkat janë sëmundje kapriçoze dhe shpeshherë shfaqen në veshkat 11momentet e fundit, kur është mjaft e vështirë të veprohet. Kjo ka bërë që të shtohen kontrollet dhe të studiohen faktorët e rrezikon që të drejtojnë në sëmundjen e veshkave.

Nga sëmundjet e veshkave preken të gjitha grupmoshat. Ka raste edhe tek moshat e vogla prandaj këshillojmë prindërit që për çdo lloj shqetësimi nga fëmijët e tyre të bëjnë analizën e urinës dhe kontrollet e tjera mjekësore.

Ne kemi një rritje të konsiderueshme  dhe ne si mjekë na shqetësojnë më shumë rastet që kanë nevojë për dializë dhe transplant. Mendohet që në vendin tonë të kemi rreth 300 raste të reja për dializë apo transplant. Në vitin 2005 ne kishin rreth 50 të sëmurë që bënin dializë, aktualisht kemi mbi 700. Është një rritje kolosale për vendin tonë.

Ne kemi shprehur që ka ardhur koha për zgjerimin e shërbimit të dializës në vend. Sidomos zonat verilindore dhe juglindore kanë të nevojshme hapjen e këtyre qendrave.

Postime të ngjashme

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit