Milva Ekonomi vendoset përkohësisht në krye të FSDKSH

Milva Ekonomi është zgjedhur për të qënë përkohësisht në krye të Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor pas dorëheqjes së parevokueshme të drejtorit Astrit Beci.

MilvaËshtë i njohur skandali i barnave ku u përfshinë një numër jo i vogël farmacish. Ky skandal bëri që një pjesë e të dyshuarve të shkonin përpara drejtësisë. Ndërkohë, ish-kreu i FSDKSH, Astrit Beci,  ndjeu detyrimin moral të largohet nga posti i tij. Ky i fundit justifikoi largimin me pretendimin se i lë rrugë të hapur drejtësisë ta ndjekë çështjen deri në fund.

Kështu, vetëm pas disa ditësh pas largimit, në një prej aktiviteteve të tij, ministri Ilir Beqaj u pyet nga gazetarët lidhur me emrin e ri që do të komandohet në krye të atij institucioni. “Që nga dje, Këshilli Administrativ i Fondit ka komanduar në detyrën e drejtueses zv.ministren e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi, derisa të bëhen procedurat normale deri në zgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm”, u përgjigj ministri.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik