Infarkti është shkaku i katërt i vdekjeve dhe 80% e sëmundjeve të zemrës mund të parandalohen nëse bëni zgjedhjet e duhura.
Neglizhimi i orëve të gjumit mund të sjellë rritjen e presionit arterial duke rritur riskun tuaj për sëmundje të zemrës. Flini 8 orë gjumë.
Sëmundjet e gingivave rrisin riskun për sëmundje të zemrës, kështu që bëni vizitë tek dentisti.
Këshilla
Më shumë fruta në dietën tuaj: Dieta e pasur në fibra ul nivelet e kolesterolit dhe ul riskun tuaj për sëmundje të zemrës. Konsumoni ushqime me bazë bimore, si: lentilet, frutat, perimet, arrat dhe drithërat e papërpunuara.
Më pak kripë: Konsumi i lartë i kripës çon në rritjen e presionit arterial. Eksperimentoni me erëza për të provuar shije të reja duke mos pasur nevojë për sasi të shtuar të kripës.
10 minuta ecje: Përfitoni nga çdo mundësi që ju jepet për të ecur 10 ose më shumë minuta çdo ditë./ QSUT


