Shapkat me gisht, sa të rrezikshme janë

Rreziqet: ndrydhja e kyçeve, dhimbje kyçesh, krisje, tërheqje të muskujve apo tendinës.

Shapka me gishtShapkat me gisht janë ndër llojet e këpucëve më popullore për femrat gjatë verës. Por ekspertët e këmbëve thonë se shapkat me gisht janë po aq të rrezikshme sa dhe takat e larta dhe mund të shkaktojnë më shumë dëme, pasi ato nuk ofrojnë amortizim të goditjeve, qëndrueshmëri apo mbrojtje të këmbës. Gjithashtu me to mund të ngatërrohesh lehtë, duke shkaktuar rrëzime dhe dëmtime të kyçeve. Majk O’Neil, zëdhënës i Shoqatës së Sëmundjeve të Këmbëve, thotë: “Ata që veshin shapka, e vënë gjithë presionin mbi gishtin e madh”.

Si t’i mbroni këmbët tuaja: mos bëni ecje të gjata kur keni veshur shapka, sidomos nëse sipërfaqja ku po shkelni është e fortë./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar