Një foto e një punonjëseje të administratës së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke luajtur lojëra në kompjuter gjatë orarit të punës është fotoja që po qarkullon këto kohë në rrjetet sociale.
Rasti i denoncuar në rrjetin social “Facebook” ka sjellë edhe reagimin e ndjekësve të cilët kanë gjetur rastin të shprehin pakënqësitë e tyre kundrejt punonjësve të administratës. “Dhe kur u kërkon informacion, dhe madje u lutesh, të kthehen me një agresivitet duke cituar që janë shumë të zëna dhe kanë shumë ngarkesë në punë”, shkruan një prej komentuesve./ D.C.


